Ushtria izraelite godet Gazën

Ushtria izraelite ka goditur Gazën pas një njoftimi për lëshimin e dy raketave nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se “Në kundërpërgjigje të raketave të lëshuara natën nga Gaza, helikopterët dhe tanket e ushtrisë goditën disa pika të Hamasit”.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, mësohet se helikopterët e ushtrisë izraelite bombarduan qytetin Rafah në jug dhe tanket rajonin Beit Lahia në perëndim, përfshirë edhe disa zona në lindje.

Ende nuk është ndarë ndonjë informacion nëse ka pasur humbje të jetëve ose të plagosur për shkak të bombardimit.

Në një deklaratë në orët e vona të natës nga ushtria izraelite, u njoftua se dy raketa nga Gaza u lëshuan drejt tokave izraelite në zonat kufitare ku dhe për rrëzimin e raketave në fjalë ka kaluar në veprim sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e hekurt”.



. .

Ngjarja paraprake

36 pacientë me oksigjeno-terapi e dy të tjerë të intubuar në Spitalin e Gjakovës

Ngjarja e ardhëshme

9 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektant me vete

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian