ushtria gjermane dhe ministria e mbrojtjes braktisin x kalojne ne whatsapp 678965217aa55

Ushtria gjermane dhe ministria e Mbrojtjes braktisin X, kalojnë në WhatsApp

January 16, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë do të pezullojë llogaritë e përdoruesve në rrjetin social X, i cili është kritikuar që kur u mor nga miliarderi Elon Musk.

Ministria njoftoi se nuk do të publikojë në mënyrë aktive në atë platformë deri në një njoftim tjetër, përveç në “raste të jashtëzakonshme” siç janë reagimet ndaj fushatave dezinformuese.

“Arsyeja kryesore e këtij vendimi është se shkëmbimi objektiv i argumenteve është bërë gjithnjë e më i vështirë”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pasi Elon Musk priti në X një nga lideret e Alternativës për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, Alice Weidel, duke thënë se partia e saj është “e vetmja që mund ta shpëtojë Gjermaninë” dhe u bëri thirrje gjermanëve që të votojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në të ardhmen, Ministria e Mbrojtjes do të përdorë kanalin WhatsApp për të publikuar informacione rreth ngjarjeve përkatëse dhe vendimeve ministrore.

Ministria mbetet e pranishme në rrjete të tjera si Instagram dhe YouTube, përveç faqes së saj zyrtare, raporton reuters.

Përfaqësuesit evropianë së fundmi i bënë thirrje Komisionit Evropian të hetojë dukshmërinë e postimeve në X, ish-Twitter, dhe nëse Musk favorizon postimet e tij, gjë që do të ishte një shkelje e ligjit të Bashkimit Evropian.

Miliarderi është afruar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kritikët e X pretendojnë se pas blerjes së tij, rrjeti u mbush me dezinformata dhe lajme të rreme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arsenal vendos te paguaje klauzolen per super yllin 67896431ce940
Story i mëparshëm

Arsenal vendos të paguajë klauzolën për super yllin

giuliani arrin marreveshje me punonjeset e zgjedhjeve per pagesen e gjobes lidhur me denimin per shpifje 678967b658d9b
Story i radhës

Giuliani arrin marrëveshje me punonjëset e zgjedhjeve për pagesën e gjobës lidhur me dënimin për shpifje

Të fundit nga

ShkoLartë