Ushtria e Libisë: Milicët e Haftarit sërish shkelën armëpushimin

Ushtria e Libisë njoftoi se milicitë e liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit Khalifa Haftar duke shkelur sërish armëpushimin në vend kanë sulmuar njësitë e ushtrisë me raketa rad (BM-21), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, në deklaratën për media tha se milicitë e Haftarit kanë zhvilluar sulm me raketa grad ndaj forcave të vendosur në perëndim të qytetit Sirte.

Ai tha se nuk ka të plagosur ose të vdekur nga sulmi.

Shkelja e pestë e armëpushimit

Kryeministri i Libisë Fayez al-Sarraj dhe aleati politik i Haftar, kreu i Parlamentit të Tobrukut, Aguila Saleh, më 21 gusht kishin njoftuar se kanë vendosur armëpushim.

Pavarësisht armëpushimit, forcat e Haftarit më 27 gusht zhvilluan sulm me 12 raketa, ndësa me sulmin e fundit e shkelën armëpushimin për të 5-tën herë. Burimet e ushtrisë theksuar se deri më tani nuk kanë pësuar dëm nga këto sulme.

Libia është kapluar nga një luftë civilë që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria libiane u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga Haftari, i cili është mbështetur nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat jolegjitime të Haftarit kanë nisur sulme ndaj kryeqytetit libian të Tripolit dhe pjesëve të tjera të Libisë, ku jetën e kanë humbur të paktën 1 mijë persona, përfshirë gra dhe fëmijë.



. .

Ngjarja paraprake

​Deschamps lavdëron Pogban në përballjen ndaj Kroacisë

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet një person nga Reçica e Tetovës, dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian