Ushtria e Azerbajxhanit zgjeron edhe më shumë zonat e kontrolluara

Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon operacionet që ka filluar për çlirimin e territoreve të saj të pushtuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njofton se operacionet kanë vazhduar përgjatë natës me intensitet të ndryshëm në drejtim të rajoneve Agdere, Khojavend, Fuzuli, Hadrut, Gubadli dhe Lachin.

Kundër zjarrit të hapur nga forcat armene me tanke, artileri dhe mortaja, ushtria azerbajxhanase vazhdon aktivitetet e saj në drejtimet kryesore në përputhje me planin e saj operacional duke zgjeruar edhe më shumë zonat e kontrolluara.

Ushtria e Azerbajxhanit ka dobësuar rezistencën e forcave armene në rajonet Khojavend, Gubadli dhe Lachin, thuhet në deklaratën e ministrisë në të cilën theksohet se ushtria azerbajxhanase ka siguruar përparime në drejtime të ndryshme dhe se forcave armene që kanë pësuar humbje të mëdha në Agdere dhe Khojavend u kanë mbaruar municionet dhe se u janë neutralizuar bateritë artilerike.

Më tej thuhet se batalioni i parë i regjimentit 543 të ushtrisë armene që u dërgua në Gubadli është tërhequr me humbje të fuqisë njerëzore dhe pajisjeve ushtarake. Gjithashtu bëhet e ditur se është neutralizuar një pjesë e madhe e ushtarëve që Armenia ka dërguar në Malësinë e Karabakut nga qyteti Tsaghkadzor i rajonit Kotayk.

Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar në drejtime të ndryshme 2 tanke, 2 mjete të blinduara, 4 obusë D-30, 1 top 2A36 Giasint-B dhe 7 automjete të forcave armene.

Ndërkohë theksohet se luftimet vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.



. .

Ngjarja paraprake

Dy të arrestuar në Rinas, u ofruan ryshfet policëve për të udhëtuar drejt Shengenit

Ngjarja e ardhëshme

Pas triumfit të madh në UFC, Khabib përfundon në spital!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian