Ushtria e Azerbajxhanit vazhdon t’u shkaktojë humbje forcave armene

Ushtria e Azerbajxhanit ka vazhduar t’u shkaktojë humbje forcave armene të cilat pavarësisht armëpushimit kanë hapur zjarr përgjatë natës në drejtime të ndryshme të frontit ndaj ushtarëve azerbajxhanas dhe vendbanimeve civile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë njoftoi se luftimet kanë vazhduar kryesisht në drejtim të rajoneve Khojavend, Fuzuli dhe Qubadli.

Ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar në drejtime të ndryshme të frontit 2 tanke T-72, 2 sisteme raketore Grad, 14 topa të llojit të ndryshëm, disa stacione, 6 automjete si dhe ka neutralizuar një numër të madh të personelit ushtarak të forcave armene.

Bëhet e ditur se fronti është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.



. .

Ngjarja paraprake

25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 më gjendje më të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian