Ushtria e Azerbajxhanit merr kontrollin e disa lartësirave të pushtuara

Ushtria e Azerbajxhanit pastroi disa “zona të larta të rëndësishme” rreth fshatit Talysh nga forcat pushtuese armene, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria e Azerbajxhanit merr kontrollin e disa lartësirave të pushtuara

Ushtria e Azerbajxhanit pastroi disa “zona të larta të rëndësishme” rreth fshatit Talysh nga forcat pushtuese armene, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit në një deklaratë. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima. ( Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhan – Anadolu Agency )

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima. 

“Njësitë e Ushtrisë së Azerbajxhanit, duke lëvizur drejt lartësirave dhe pozicioneve të rëndësishme të çliruara nga forcat e armatosura armene, vazhdojnë kundërsulmin për të konsoliduar suksesin e arritur”, tha ministria.

Deklarata me shkrim gjithashtu theksoi se një numër i madh i forcave armene janë vrarë, duke shtuar se “armiku” pësoi humbje të mëdha.

“Gjatë sulmeve raketetore-artilerike dhe sulmeve ajrore mbi pozicionet e armikut, ai u detyrua të tërhiqej nga kufijtë që po përpiqej të mbante”, shtohet në deklaratë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve të ish-bashkimit sovjetik kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Një armëpushim, megjithatë, u shpall në vitin 1994.



. .

Ngjarja paraprake

Kryetari i Kuvendit uron Ditën e boshnjakëve

Ngjarja e ardhëshme

Tetë bankat e interesuara për të bashkëpunuar me Postën duhet të paraqesin oferta deri në fund të muajit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian