Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 9 fshatra të tjerë nga pushtimi armen, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Hudaverdili, Kurbantepe, Shahveledli dhe Hubyarlı të rajonit Jabrayil; fshatrat Aladin, Vecneli të rajonit Zangilan si dhe fshatrat Kavdadık, Memer, Mollalı të rajonit Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.
Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 190 fshatra, si dhe disa lartësira strategjike.