Ushtria e Azerbajxhanit çliron disa lartësira strategjike nga pushtimi

Ushtria azerbajxhanase mori kontrollin e disa kodrave strategjike në rajonin Madagiz të qytetit të pushtuar Agdere në operacionet që nisi për të çliruar territorin e saj nga pushtimi armen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se përleshjet vazhduan gjatë gjithë natës në anët e ndryshme të frontit.

Sipas deklaratës, ushtria azerbajxhanase theu rezistencën e ushtrisë armene në drejtimin Jabrail-Fuzuli, duke detyruar tërheqjen e saj dhe duke arritur një avancim.

Po ashtu, situata në drejtim të Malit Murov është nën kontrollin e ushtrisë Azerbajxhanase. Disa kodra strategjike në rajonin Madagiz të qytetit Agdere janë çliruar nga pushtimi.

Në përleshjet që vazhduan natën, janë neutralizuar 5 automjete të blinduara të ushtrisë armene dhe një numër i madh ushtarësh.



. .

Ngjarja paraprake

Mbrojtësi i Interit përfundon në Francë, Conte nis bisedimet për një tjetër lojtar

Ngjarja e ardhëshme

Trump letër Ramës, e falënderon për mbështetjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i kërkon zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian