Ushtria armene sulmoi me raketa qytetet Ganja dhe Mingachevir në Azerbajxhan

Civilët në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, u goditën nga sulmet me raketa nga ushtria armene, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Civilët e pafajshëm në qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit janë nën sulm të rastësishëm dhe të shënjestruar me raketa nga Armenia”, u shpreh në Twitter Hikmet Hajiyev, ndihmësi i presidentit të Azerbajxhanit.

“Thirrjet e paskrupullta për armëpushim humanitar duhet t’i shohin këto krime të luftës të Armenisë”, tha ai.

Ai tha se sipas infomacioneve fillestare, më shumë se 20 shtëpi janë shkatërruan.

Ushtria armene gjithashtu lançoi sulme me raketa edhe ndaj qytetit Mingachevir në Azerbajxhan.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që nga ajo kohë Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.



. .

Ngjarja paraprake

Ambasadori gjerman në Kosovë: Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut

Ngjarja e ardhëshme

Gazetarja shqiptare: Ka shumë ku*va në qarkullim, ma kanë thënë edhe mua kur kam ekspozuar dekoltenë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian