Numri i civilëve të vdekur nga sulmet e ushtrisë armene kundër vendbanimeve civile në Azerbajxhan u rrit në 15, kurse numri i të plagosurve në 49, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryeprokuroria e Azerbajxhanit, thuhet se forcat armene shënjestruan ndërtesat publike, qendrat shëndetësore, shkollatdhe kopshtet.
Në sulmet e kryera nga ushtria armene që nga 27 shtatori, 116 vendbanime dhe 26 ndërtesa publike janë bërë të papërdorshme.
Kryeprokuroria po kryen hetime për sulmet.