Ushtarët rusë pretendojnë se po kërcënohen me ekzekutime!

Në një video apel në Twitter, ushtarët rusë shpjegojnë se forcat penguese të Putinit duan t’i ekzekutojnë ata pas “humbjeve të rënda” në Ukrainë.

Nuk jam i befasuar për këtë, thotë Tom Røseth në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes, sepse ushtarët ukrainas qëllojnë me artileri forcat ruse në periferi të Bakhmut!

Anëtarët e një njësiti sulmi rusë, të sapoformuar pohojnë se komandanti i përgjithshëm vendosi trupa( prapa vijës së frontit) për t’i parandaluar ata, të tërhiqen dhe i kërcënojnë me vdekje pasi pësojnë humbje “të mëdha” në Ukrainën lindore, sipas The Guardian.

Në një video në Twitter drejtuar për Presidentit Vladimir Putin, një grup prej rreth njëzet e katër burrash me uniformë ushtarake thonë se ata janë mbetjet njësitit Storm/ Furtua, një njësit nën Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

“Ne u ulëm nën zjarr të hapur me mortaja dhe artileri për 14 ditë,” dëgjohet të thotë Alexander Gorin, një ushtar rus në apel, i cili u shfaq për herë të parë në kanalet ruse! “Pësuam humbje të mëdha. 34 persona u plagosën dhe 22 vdiqën, përfshirë komandantin tonë”.

Një tjetër ushtar thotë se njësia fillimisht përbëhej nga 161 burra në fillim të operacioneve. Alexander Gorin pretendon se njerëzit e tij morën vendimin për t’u kthyer në selinë e ushtrisë ruse, por eprorët e tyre refuzuan evakuimin!

“Ata vendosën trupa barrikadash pas nesh dhe nuk na lanë të largoheshim nga pozicioni… )

Ata kërcënojnë se do të na shkatërrojnë një nga një!

Duan të na ekzekutojnë si dëshmitarë të një lidershipi kriminal krejtësisht të pakujdesshëm”, pohon ai.

Tom Røseth, profesor i asociuar dhe ligjërues kryesor i inteligjencës në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes, thot;
unë nuk jam i habitur, kam parë raportime në të kaluarën se personeli i Rosgvardija (garda kombëtare) është vendosur në zonat e pushtuara për të kërkuar njerëz që dezertojnë. Kemi dëgjuar shpesh herë, veçanërisht në mesin e forcave Wagner, ku është përfolur se dënimet për dezertimin ose moszbatimin e urdhrave janë të rrepta dhe se çeçenët ndoshta janë detyruar të kujdesen, në mënyrë që ushtarët të sulmojnë dhe të mos tërhiqen, thotë Røseth Dagsavisen.

Një gjë është se nëse në luftë ke urdhër të sulmosh dhe të mos sulmosh, atëherë sigurisht që diçka tepër serioze…)

Që dikush më pas zgjedh për të parandaluar tërheqjen në këtë mënyrë, të kujton luftërat e lashta në Evropë që nuk i kemi parë për shumë vite, thotë Røseth.

Parandalimi fizik i tyre ose gjuajtja e tyre nëse refuzojnë të ecin përpara është shumë e veçantë. Kjo tregon shumë për motivimin e dhunshëm. Por, pyetja është se sa e përhapur kjo dhunë nga oficerët e rastësishëm të shkollës së vjetër sovjetike, i cili ka vendosur që askush në brigadën e tyre të mos tërhiqet.

Pra kemi një sërë raportimesh për këtë edhe në të kaluarën ashtu edhe tani që tregojnë se këto nuk janë raste të izoluara në ushtrinë ruse.

Shumë nga ushtarët në front vijnë nga familje me burime të dobëta, që do të thotë se nuk bëhet aq bujë nëse ata vriten?

Po, edhe nëse keni mjaft njerëz për të hequr qafe, kjo lloj kulture frike, ku vazhdoni me turp ose vdekje si motivim, mund të funksionojë.

A mund të jetë një shenjë që ushtarët rusë dyshojnë në udhëheqjen e tyre?

Po, këtë e kemi pa prej disa kohësh, prandaj edhe dënimi për moszbatimin e urdhrave është tepër ndjeshëm, thotë Tom Røseth.

“Forcat barrierë – ose forcat kundër tërheqjes – janë njësi ushtarake të pozicionuara prapa forcave të vijës së parë për të ruajtur disiplinën dhe për të parandaluar ikjen e ushtarëve.

Komandantët tanë janë një organizatë kriminale”! Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë, thotë një tjetër ushtar rus, i cili e identifikon veten si Sergei Moldanov.

The Guardian ka identifikuar tetë burra në video, tre prej tyre konfirmuan se ishin anëtarë të njësisë Storm dhe konfirmuan përshkrimin në klip, njëheri kërkuan të mbeten anonimë,

Njësia Storm u krijua nga Ministria e Mbrojtjes në janar për të marrë pjesë në ofensivën dimërore të Moskës në Ukrainën Lindore. Kur njësia u krijua, ministria tha se ajo ishte projektuar posaçërisht për të depërtuar në sektorët më komplekse të mbrojtjes së forcave të armatosura ukrainase.

Ushtarët e Stormit, (në video) pretendojnë se ishin u detyruan t’u jepnin para shefave të tyre dhe ata që refuzonin dërgoheshin në vijën e parë.

Klipet dëshmojnë gjithashtu për gatishmërinë e Moskës për të dërguar ushtarët e saj në pozicione ku ata përballen me vdekje të sigurt në një përpjekje për të thyer mbrojtjen e Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Taktika e të qëlluarit ndaj dezertorëve ndoshta dëshmon për cilësinë e ulët, moralin e ulët dhe mungesën e disiplinës së forcave ruse”!

Udhëheqja në Kremlin ka hedhur poshtë në masë të madhe raportet, se ushtria ruse kishte dezertime në Ukrainë të nxitur nga kushtet e këqija dhe morali i ulët.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare të Gjeorgjisë dhe Norvegjisë

Story i radhës

“Po mua pse s’më flet ai?” Luizi ka vendosur të “çmendë” Oltën, aktorja shpërthen në lot

Të fundit nga