Ushtarët izraelitë rrënojnë një shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë shkatërruan një shtëpi palestineze në qytetin El-Halil (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar nën pretendimin se ajo “nuk posedonte leje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ratib al-Xhubur, Koordinator i Komiteteve të Rezistencës Popullore në El-Halil, tha për AA se ushtarët izraelitë bastisën zonën Birin në qytet me buldozerë.

Ai tha se forcat izraelite shkatërruan një shtëpi 200 metra katrorë që i përkiste një palestinezi, emrin e të cilit nuk e përmendi, dhe se autoritetet izraelite e konsideruan lokacionin si “zona C” dhe e rrënuan atë nën pretendimin se ishte “pa leje”.

Qeveria izraelite lë pa shtëpi dhjetëra palestinezë çdo vit

Nën pretendime të ndryshme, Izraeli vazhdimisht ka rrënuar shtëpitë dhe ndërtimet e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, rajone të cilat i mban të pushtuara nga viti 1967.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

Burimet lokale thonë se vetëm vitin e kaluar Izraeli rrënoi qindra shtëpi dhe biznese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor me pretendimin se ishin pa leje ose gjendeshin në zonën C.



. .

Ngjarja paraprake

VV-së në Podujevë i shtohet edhe një asamblist, Haki Rudari dhe Ragip Fetahu plotësojnë vendet

Ngjarja e ardhëshme

“Ku po shkojmë”, Çka po kurdisin Shyhrete Behluli dhe Remzie Osmani?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian