Ushtarët izraelitë ndërhyjnë ndaj protestuesve palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë në protestën e palestinezëve kundër kolonëve hebrenj që bastisën qytetin antik Sebastia në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i Komitetit për Luftimin e Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve të lidhura me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), Abdullah Abu Rahme për AA tha se qindra kolonë hebrenj bastisën qytetin antik Sebastia në pjesën veriore të qytetit Nablus.

Ai tha se palestinezët organizuan një demonstratë për të protestuar kundër sulmit të kolonëve hebrenj dhe për të përkujtuar Ditën e Tokës Palestineze. Abu Rahme më tej tha se ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj protestuesve palestinezë të cilët po marshonin drejt qytetit antik.

Duke theksuar se ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës, granata të zhurmshme, plumba plastikë dhe shkopinj, Abu Rahme tha se dhjetëra aktivistë ishin prekur negativisht nga gazi lotsjellës gjatë ngjarjes.

Abu Rahme tha se qyteti antik Sebastia është monumenti historik i Palestinës, tregon rrënjët e Palestinës dhe praninë e saj në rajon. Sipas tij, kolonët hebrenj u përpoqën të okuponin tokat e tyre me gënjeshtrat dhe pretendimet se ky vend u takon atyre.

Më tej thuhet se historia e qytetit antik Sebastia në Nablus të Bregut Perëndimor fillon që nga epoka e bronzit.

Dita e Tokës

Më 30 mars 1976, një qytetar izraelit që jetonte në rajonin e Galilesë në veri të vendit pushtoi mijëra hektarë tokë që u përkasin palestinezëve.

Pas kësaj, populli palestinez hyri në një grevë të përgjithshme dhe organizoi demonstrata për të protestuar ndaj këtij uzurpimi. Policia izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që morën pjesë në demonstrata, duke martirizuar 6 persona dhe duke plagosur shumë persona tjerë.

Kjo ngjarje, e njohur si “Dita e Tokës”, shihet si një simbol i rezistencës palestineze ndaj tokës, e cila është burimi i konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës.



. .

Ngjarja paraprake

“AS” publikon edhe një tjetër lajm skandal para ndeshjes me Kosovën

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania merr vendimin, test negativ për këdo që hyn në vend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian