Ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses garën e Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan Kosovën në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Meha ka shkruar se gara e Akademive Ndërkombëtare është vjetore dhe në të marrin pjesë kadetët  nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si:  qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka njoftuar ministri Mehaj./Express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lëvizja BESA zgjodhi Kryesinë Qendrore! Ja emrat

Story i radhës

Shkup, sanksionohen 164 shoferë

Të fundit nga