Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj ushtarëve azerbajxhanas që bënin roje në kufi

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët armenë hapën zjarr ndaj ushtarëve azerbajxhanas që bënin roje në drejtim të rajonit Kelbajar në kufirin mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se asnjë ushtar azerbajxhanas nuk u vra ose plagos.

Ministria vuri në dukje se incidenti provoi edhe një herë se pala armene ndjek një politikë të përshkallëzimit të qëllimshëm të situatës në kufi dhe bën provokime ushtarake para zgjedhjeve.

Siç thuhet në deklaratë, e gjithë përgjegjësia për incidentin bie mbi Armeninë.



. .

Ngjarja paraprake

Përdorni praktikisht shishet e vjetra plastike në këtë mënyrë, shihni 38 sugjerime në video

Ngjarja e ardhëshme

Kancelarja gjermane: Jam duke pritur ndeshjet e juaja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian