Ushtaraku i lartë amerikan pas takimit në presidencë: Shqipëria partnere strategjike e sigurisë për SHBA-në në rajon dhe botë

Për SHBA-në, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara, si në rajon, ashtu edhe në botë.

Deklarata është bërë nga gjeneral Major Joseph Jarrard, zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë, në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së, pas takimit të zhvilluar në presidencë për ardhjen e 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATOS-së dhe shtete të tjera aleate të cilët do të stërviten në Shqipëri.

Ushtaraku i lartë amerikan ka falenderuar për pritjen presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin, ku nënvizon se patën një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin e tyre nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

Ndër të tjera, gjenerali Major Joseph Jarrard thekson se Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

“Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë”.- thuhet në postimin e gjeneralit Major Joseph Jarrard.

Ngjarja paraprake

Studentët sërish protestojnë kundër një vendimi të Erdoganit, arrestohen dhjetëra prej tyre

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian