urrejtja per tesla nuk po shuhet nje burre arrestohet pasi ngjyrosi me sprej veturat ne vlere me shume se 500 mije euro 67fa39759c1ed

‘Urrejtja’ për Tesla nuk po shuhet – një burrë arrestohet pasi ngjyrosi me sprej veturat në vlerë më shumë se 500 mijë euro

April 12, 2025
1 minut lexim

Ndonëse tarifat e vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dominojnë titujt kryesorë, urrejtja për veturat elektrike të Teslas nuk po shuhet.

Në një dyqan Tesla në Massachusetts, një burrë spërkati me bojë disa vetura elektrike, pas së cilës ai u arrestua.

Bëhet e ditur se i arrestuari është 28-vjeçari Gardy Pierre.

Pierre tani përballet me 11 akuza për shkatërrim të pronës, si dhe për prishje të qetësisë.

Çdo akuzë për shkatërrim prone dënohet deri në tre vjet burg dhe një gjobë prej 1500 dollarësh ose “jo më shumë se trefishi i vlerës së pronës”.

Dënimi për prishjen e rendit dhe qetësisë publike është kundërvajtje e lehtë dhe dënohet me gjobë deri në 150 dollarë.

Por, Pierre ndoshta nuk do t’ia dalë mirë sepse ka spërkatur bojë në vetura me vlerë mbi 500,000 dollarë.

Zyrtarisht motivi është duke u përcaktuar, por bëhet e ditur se në shënjestër prej disa muajsh janë ekspozitat e Teslas, veturat dhe pronarët e tyre.

Themeluesi i Tesla, Elon Musk, i cili është i lidhur ngushtë me administratën Trump, është gjithashtu në sulm. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

java e 34 merr skenen njihuni me 5 duelet e dites se sotme ne superiore 67fa38869b661
Story i mëparshëm

Java e 34 merr “skenën”, njihuni me 5 duelet e ditës së sotme në Superiore

trump thote se e ka kaluar testin mjekesor dhe ndihet ne forme te mire 67fa3c0a7de5d
Story i radhës

Trump thotë se e ka kaluar testin mjekësor dhe ndihet në “formë të mirë”

Të fundit nga

ShkoLartë