Urbanët e taksitë me shkelje, Rrugorja shënjestrën mjetet e transportit publik

Urbanët dhe taksitë  vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor pavarësisht numrit të aksidenteve në të cilat janë përfshirë javët e fundit.

Monitorimi i policisë rrugore me makinën inteligjente, ka evidentuar një numër të madh mjetesh në shkelje të përsëritura ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 185 leje drejtimi.

Përfshirja e përsëritur në aksidente e urbanëve të linjave të transportit publik në Tiranë ka sjellë reagimin e policisë e cila i ka vendosur në monitorim këto mjete.

Në një njoftim zyrtar, policia tha se nga vëzhgimi i akseve rrugore me makinën inteligjente, ka rezultuar se urbanët dhe taksitë tejkalojnë shpejtësinë dhe shkelin rregullat e qarkullimit.

Nga monitorimi I fundit, makina inteligjente ka konstatuar në shkelje 256 automjete, të shpallura më parë me “Alert”, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Nën vëzhgimin e policisë kanë qenë edhe ato mjete të cilën edhe pse kishin masa administrative të pa paguara. Konkretisht janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 gjoba.

Në 24 orët e fundit janë pezulluar 185 leje drejtimi, për shpejtësi deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të Tiranës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pa pushuesit nga Kosova, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshëm

Story i radhës

Veteranëve nuk i duhen fjalë të mira, por ligje të mira

Të fundit nga