Uran Ismaili prezanton planin e Parkut Qendror të Prishtinës

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili për një kohë tashmë ka folur për projektin e krijimit të Parkut Qendror të Prishtinës, ndërsa sot me anë të një videoje më të detajuar ai ka paraqitë detaje të planit të tij për parkun me 8 hektarë, i cili është menduar të jetë në qendër të qytetit.

“Parku Qendror i Prishtinës po tingllon mirë, po doket mirë po edhe ka me u bo REALITET. Se Prishtina ka me qenë e gjelbër dhe qytet destinacion deri në fund të 2024” ka thënë Ismaili përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Në video jepen detaje më të hollësishme të shtrirjes së parkut 8 hektarësh të cilin e ka prezantuar Ismaili, ndërsa në prezantimin e programit të tij për Prishtinën, ai pati deklaruar se me Parkun Qendror do të marrim “mushkëri” të reja për Prishtinën.

Në prezantimin e idesë për Parkun Qendror të Prishtinës, Ismaili më tutje ka thënë se qytetarët e Prishtinës kanë nevojë për këtë park, të cilin mund ta shfrytëzojnë herët në mëngjes, drekë ose vonë mbas punës, për shëtitje me fëmijë e vrapim përreth parkut.

Siç shihet edhe në videon mëposhtë, Parku Qendror shtrihet përreth Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe Pallatit të Rinisë. Përfundimi i projektit të Parkut Qendror të Prishtinës është menduar të bëhet në fund të 2024.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Laporta ëndërron super goditjen

Ngjarja e ardhëshme

Ada ka dyshime se Alvisa dhe Hyseni janë çift jashtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian