Uragani “Lota” sërish godet Amerikën Qendrore, 23 viktima dhe mijëra të evakuuar

Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën nga uragani “Lota” në Amerikën Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se uragani arriti në bregdet të hënën në mbrëmje dhe se në det u forcua në uragan të kategorisë 5 para se të mbërrinte në bregdet, me erëra të fuqishme deri në 260 kilometra në orë.

Uragani goditi Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan.

Në rajonet ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, 23 persona humbën jetën dhe një numër i madh u plagosën.

Janë shembur ura, rrugët janë shkatërruar ndërsa përpjekjet për evakuim bëhen me helikopterë.

Mijëra shtëpi janë nën ujë ndërsa dëme të mëdha materiale u shkaktuan në infrastrukturën rrugore dhe tokat bujqësore. Evakuimi i mijëra njerëzve ende është në vazhdim.

“Lota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.

Uragani “Eta” mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.



. .

Ngjarja paraprake

Riorganizim për më shumë shtretër spitalorë, aktive 19.035 raste me covid

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet një person, dërgohet në vuajtje të dënimit

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian