UNSHM me ultimatum: Në shkollë deri në nëntor, ose radikalizohemi

UNSHM me ultimatum 1 mujor drejtuar ministrave Carovska dhe Filipçe. Nxënësit të kthehen gradualisht në shkolla deri në nëntor, nëse gjendja epidemiologjike me virusin në tetor është stabile. Nëse kjo nuk ndodh, UNSHM kërcënon se tani që qeveria nuk u pranoi kërkesën kryesore për mësim të kombinuar, do të radikalizojë nxënësit e do të bojkotojnë mësimin online nga nëntori.

“Kemi bërë kompromis duke respektuar epidemiologët që viti shkollor të fillojë nga shtëpia, por nëse gjendja epidemiologjike për gjatë muajit tetor do të jetë stabile, atëherë nxënësit gradualisht duhet të kthehen në shkollë me model të kombinuar. Në rast se kjo nuk ndodh, çdo nxënës do të bojkotojë mësimin online në nëntor.”,- deklaroi kryetari i UNSHM-së, Blendi Hodai.

Hodai përkujton se 40.000 nxënës nuk kanë qasje në platformën online për shkak të kushteve ekonomike, e nëse qeveria këmbëngul për mësim online, të njëjtëve duhet t’u sigurojë pajisjet e nevojshme IT.

“Rreth 40.000 nxënës në RMV nuk kanë mjete të nevojshme financiare për të marrë pjesë në procesin arsimor nga distanca, mjete këto të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit. Shtoni këtu edhe familjet që kanë në dispozicion vetëm një llaptop. Në nenin 26 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut thuhet “Çdo individ ka të drejtë për arsimim, arsimi duhet të jetë falas për të gjithë”, andaj asnjë nxënës nuk duhet të privohet nga kjo e drejtë elementare.”,- u shpreh kryetari i UNSHM-së, Blendi Hodai.

UNSHM apelon që autoritetet të gjejnë zgjidhje që çdo nxënës të ketë qasje në mjetet për mësim nga distanca, sepse arsimi nuk është favor por e drejtë themelore.

Ngjarja paraprake

Ulet numri i punëtorëve në industri

Ngjarja e ardhëshme

Reforma Zgjedhore, ambasadori britanik: Ndërkombëtarët mbështesin fuqimisht “5 Qershorin”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian