Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Universiteti i Prizrenit ka ngushëlluar familjen e profesorit Rifat Hoxha, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha”.

“E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë”, thuhet në telegramin e bërë nga rektoratit të Universitetit të Prizrenit”, thuhet tutje në telegram.

Ngjarja paraprake

LE RAPPEL (1878) / FJALIMI I VICTOR HUGO NË SESIONIN E HAPJES SË KONGRESIT LETRAR NDËRKOMBËTAR : “LETËRSIA ËSHTË QEVERISJA E NJERËZIMIT NËPËRMJET MENDJES NJERËZORE.”

Ngjarja e ardhëshme

Komisioni për Sëmundje Infektive sot vendos nëse do të ketë masa shtesë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian