Unitedi lidhet me një transferim befasues për Ramosin

Klubi anglez, Manchester Unitedi po lidhet me një transferim të kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Djajtë e Kuq po ndjekin situatën e mbrojtësit spanjoll.

34-vjeçari është jashtë kontratës në Santiago Bernabeu në fund të sezonit dhe thuhet se do t’i mbajë të hapura opsionet e tij.

Unitedi tashmë gjendet në mesin e atyre që mbajnë shënime për situatën, së bashku me Paris Saint-Germain dhe Juventus .

Ramos refuzoi Unitedin pesë vjet më parë, ndërsa negocionte një marrëveshje të re me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Ndryshe, Ramos mund edhe të rinovojë me Los Blancos, por asnjëra palë nuk janë aq e entuziazmuar rreth kësaj. 

Ngjarja paraprake

Përdorimet Interesante Të Llumit Të Kafes Në Shtëpi Dhe Kopësht

Ngjarja e ardhëshme

Drejtoria e Bujqësisë shpërndan mekanizëm bujqësor për 19 fermerë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian