United me probleme të mëdha në mbrojtje, synon afrimin e Koundes në janar

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Ligën Premier.

Në tri ndeshjet e para të kampionatit, United ka marrë vetëm tri pikë, por që mbrojtja ka dështuar duke pësuar 11 gola.

Kësisoj gjiganti anglez synon të përforcohet në janar dhe synimi kryesor për mbrojtjen është Jules Kounde.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Sevillën dhe është njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer nga skuadrat e mëdha evropiane.

PSG, Manchester City, Real Madrid e Barcelona gjithashtu janë në garë për shërbimet e tij.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen jashtëzakonisht shumë atë, por problemi qëndron te çmimi i lartë i tij.

Sevilla për ta lënë të lirë yllin e tyre të largohet i ka bërë të qartë klubeve se duhet të paguhet klauzola e francezit prej 90 milionë eurove.

Image
Ngjarja paraprake

Turqi, kapet anëtarja e DEASH-it e kërkuar me buletin të kuq nga Franca

Ngjarja e ardhëshme

Trump: 85 përqind e atyre që mbajnë maska, infektohen nga virusi

të fundit nga