United futet fuqishëm në garë për transferimin e Kantes

E ardhmja e N’Golo Kantes nuk është e sigurt te Chelsea.

Mesfushori francez po luan nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard, por nuk shihet si njëri nga kryesorët në këtë repart.

Kjo ka bërë që ai ta mendoj largimin nga Stamford Bridges dhe Interi prej kohësh po interesohet për të.

Por së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti anglez Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin francez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Mediat në Angli kanë raportuar se United tanimë është duke përgatitur një ofertë për reprezentuesin francez.

Djajtë e Kuq kanë gati 60 milionë funte për Kanten, shumë që Chelsea do t’i shpenzonte për Declan Rice. 

Image
Ngjarja paraprake

Pamje dramatike/ Roja bregdetare humb jetën e vet për të shpëtuar atë të dy fëmijëve

Ngjarja e ardhëshme

A do ta njihnit Fjoralba Ponarin në këtë foto të vjetër nga fëmijëria?

të fundit nga