Unioni i shoqatave të infermiereve, teknikëve dhe mamive: Të sillet Ligj me të cilin do të rregullohet veprimtaria jonë, numri i madh i infermiereve do të largohen

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Unioni i shoqatave të infermiereve, teknikëve dhe mamive të kryesuar nga Shoqata “Për ne” kërkon që të sillet Ligj me të cilin do të rregullohet veprimtaria e infermiereve.

Kryetarja e Unionit, Gordana Beshliovska për MIA-n deklaroi se infermieret kanë status të pazgjidhur dhe në spitalet ka jo vetëm për largimin e infermiereve, por edhe shumë pakënaqësi të tjera të tyre dhe prishje të dinjitetit të tyre.

“Zgjidhja bazë shtrihet në sjelljen e Ligjit për veprimtarinë për profesionin tonë të infermieres, i cili do t’i caktojë detyrat tona, kompetencat tona në bazë të së cilit do të kemi përgjegjësi. Ne nuk kemi kompetenca dhe detyra të caktuara, e as që mund ta caktojmë përgjegjësinë dhe si fellë jemi të margjinalizuar dhe të lënë në mëshirë dhe pamëshirë të politikave të menaxherëve në institucionet shëndetësore”, ka thënë Beshliovska.

Infermieret në spitalet, theksoi ajo, trajtohen sipas disa rregullave në vetë spitalet. Sipas saj, infermieret nuk mungojnë vetëm tek ne, por ky është problem global.

Shtoi se pakënaqësi të infermiereve ka jo vetëm në Klinikën infektive, por në të gjitha institucionet shëndetësore. fb/

Ngjarja paraprake

Afganistan, tre të vdekur gjatë një sulmi

Ngjarja e ardhëshme

Sot dy të shëruar dhe një rast i ri me covid-91 në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian