Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpall konkursin “Vangjush Gambeta” 2020 dhe kremton 15-vjetorin

Njoftim për veprimtarinë tradicionale të fundvitit të ndarjes së çmimeve vjetore dhe kremtimin e 15 vjetorit te themelimit te UGSH-së

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpall konkursin “Vangjush Gambeta” 2020 dhe kremton 15-vjetorin

Tiranë më 15.10.2020

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2020”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:

– Dy çmime “Karriera”

-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”

-Një çmim “Reporteri i vitit”

-Vlerësime për 15 vite UGSH-

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: [email protected]

Veprimtaria e ndarjes se çmimeve vjetore te UGSH do te zhvillohet ne datën 13 nëntor 2020, ne Tiranë.

Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptarë.

Ngjarja paraprake

Tare: Muriqi e kompleton sulmin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Radev: Nuk mund të bëhen kompromise për historinë dhe gjuhën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian