Unioni Europian i kontrollorëve të trafikut ajror: Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për në BE, kur …

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror (ATCEUC), ka reaguar sërish këtë të enjte në një deklaratë në uebsajtin zyrtar, duke kërkuar lirim të menjëhershëm nga paraburgimi të tre kontrollorëve të Rinasit që u ndaluan me urdhër nga Prokuroria.

“Lirojini menjëherë kolegët tanë”, thuhet në deklaratë.

“ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria.

Kontrolluesit e Trafikut Ajror të cilët të enjten e kaluar u takuan me Presidentin e vendit të tyre për të shprehur frikën dhe shqetësimet në lidhje me trajtimin e tyre nga punëdhënësit në Albcontrol janë pushuar nga puna dhe pastaj u arrestuan.

Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE është i papranueshëm që punonjësit e sektorit thelbësor, të rëndësishëm për sigurinë mund të pushohen nga puna dhe në fund të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose sepse shprehin shqetësimet e tyre publikisht kur punëdhënësi nuk pranoi të dëgjonte ose të mbronte ata, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë e pasagjerëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.

Albcontrol ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve të saj deri në 70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësojnë punëtorët e saj.

Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshje kolektive të përgjegjshme për të zgjidhur këtë krizë, një pozicion i cili ka vendosur punonjësit e saj nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë në mes të një krize globale.

Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për një të ardhme të ndritur të re si anëtare e BE kur reagimi i saj ndaj punonjësve që ndjekin të drejtat e tyre themelore për të vepruar në një mënyrë të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ishte varrosur, dhe i arreston ata që i kundërshtojnë ato?

Kjo është edhe më shqetësuese, kur Kontrolluesit NUK veprojnë politikisht por kryejnë detyrat e tyre sipas rregulloreve kombëtare dhe evropiane”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ngjarja paraprake

Disa fakte interesante, pse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë

Ngjarja e ardhëshme

Vazhdon regjistrimi i mërgatës, arrin në 183 mijë 836

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian