Forca e Përkohshme Paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) e cilësoi shënjestrimin e civilëve nga ushtria izraelite në jug të vendit si krim lufte, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i UNIFIL-it, Andrea Tenenti, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vrasjen e katër civilëve, përfshirë tre fëmijë, nga Izraeli dje mes vendbanimeve Aainata dhe Aitaroun në Libanin jugor.
Duke thënë se UNIFIL-i dëshmoi të shtëna intensive me armë zjarri në kufirin e quajtur “Vija Blu” midis Izraelit dhe Libanit gjatë ditës së djeshme, Tenenti tha: “Ne kemi dëgjuar lajme tragjike se katër civilë, duke përfshirë tri vajza dhe një grua, u vranë pranë Aitarounit në jug të Libanit. Ekziston një mundësi e qartë që përshkallëzimi mund të dalë jashtë kontrollit dhe duhet të merren masa paraprake”.
“Ne u kujtojmë të gjitha palëve përkatëse se sulmet kundër civilëve përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe krim lufte. U bëjmë thirrje të gjithëve për armëpushim të menjëhershëm për të parandaluar dëme të mëtejshme”, tha Tenenti.