UNICEF vazhdon mbështetjen në arsimin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrin, Dukagjin Pupovci kanë takuar koordinatoren për Zhvillim të Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, zëvendësshefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj, Larissa Bruun dhe Kozeta Imamin, specialiste e arsimit në UNICEF.

Në takim është biseduar për programin qeverisës, sfidat e krijuara si dhe pengesat dhe problemet me të cilat është ballafaquar arsimi.

Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e UNICEF-it, që vazhdimisht e kanë mbështetur fushën e arsimit në Kosovë, sidomos në këtë periudhë të pandemisë, ndërsa mori konfirmimin për përkrahje edhe në të ardhmen.

Ndët të tjera, Ministrja ka kërkuar mbështetjen nga UNICEF-i edhe sa i përket mësimit plotësues, me aktivitete të ndryshme për nxënësit, në mënyrë që të tejkalohen këto sfida.

Ngjarja paraprake

Një aferë dashurie e Alex dyshohet të jetë shkak i ndarjes nga JLo

Ngjarja e ardhëshme

Gjesti i madh nga sulmuesi i Milanit!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian