UNICEF: Mbi 168 milionë fëmijë të privuar nga arsimi ballë për ballë gjatë pandemisë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se më shumë se 168 milionë fëmijë janë privuar nga arsimi ballë për ballë për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të UNICEF-it mbi ndikimin e pandemisë te fëmijët dhe arsimimi i tyre, një në çdo shtatë fëmijë, konkretisht 214 milionë fëmijë, kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mundësisë së arsimit ballë për ballë për shkak të COVID-19.

Më shumë se 168 milionë fëmijë nuk kanë mundur të vijojnë arsimim ballë për ballë për shkak të mbylljes së shkollave të tyre për rreth një vit.

Ndërsa shkollat ​​në 14 vende kanë mbetur kryesisht të mbyllura nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt 2021, 98 milionë fëmijë të moshës shkollore janë prekur në këto vende, dy të tretat e të cilave në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Panamaja ka qenë një nga vendet ku shkollat kanë ngelur të mbyllura për kohën më të gjatë, e ndjekur nga Salvadori, Bangladeshi dhe Bolivia.

“Fëmijët pa qasje në arsimim ballë për ballë po ngecin gjithnjë e më shumë dhe më të margjinalizuarit po paguajnë çmimin më të rëndë”, tha drejtoresha e UNICEF-it Henrietta Fore.

Fore bëri thirrje t’i jepet përparësi hapjes së shkollave sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, në shenjë simbolike, UNICEF ka vendosur 168 banka të zbrazëta dhe çanta shkollore në kopshtin e Selisë së Kombeve të Bashkuara për të tërhequr vëmendjen ndaj fëmijëve që u privuan nga arsimi gjatë gjithë pandemisë.



. .

Ngjarja paraprake

Bulliqi e cilëson akt vandal dëmtimin e pllakës së heroit Ali Ajeti dhe llogos së UÇK-së

Ngjarja e ardhëshme

Cuomo, pas akuzave për ngacmime seksuale: Nuk dorëhiqem

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian