Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për deklaratat e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Baçi citoi deklaratën e Belerit, i cili është shprehur se “Unë po mbroj tokat greke”, duke e quajtur shqetësuese, edhe për mosreagimin nga opozita shqiptare.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e Mitostakis-it, analisti tha se për Greqinë kjo nuk është çështje demokracie, por nacionaliste dhe se kjo është shqetësuese.
“Mua më shqetëson fryma nacionaliste që Greqia ka për Belerin. Nuk është çështje demokracie, por e një note nacionalizmi. Beleri ka kandiduar si një shqiptar për zgjedhjet lokale dhe jo si një shtetas grek. Ajo që më shqetëson është kjo frymë nacionalisti dhe pse kjo frymë acaruese dhe e qëllimtë. Pse vetë opozita ka heshtur për deklaratat ekstreme të Belerit, ku ky i fundit ka thënë se ‘Unë po mbroj tokat greke’”, u shpreh Baçi.