“Unë ndjeva dhimbjen e Messit”; Suarez flet për herë të parë mbi largimin zhgënjyes nga Barça

Luis Suarez ka zbuluar se ndjente një dhimbje të ngjashme si vetja te Lionel Messin, për largimin e tij të diskutueshëm nga Barcelona. Messi i goditi shpejt dhe publikisht, përmes një mesazhi, gjigantët katalanas për e largimit të Suarezit nga “Camp Nou”. “Ju meritonit një lamtumirë që përshtatet me çfarë jeni: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Jeni dikush që arritët gjëra të mëdha për ekipin dhe në nivel individual, – postoi Messi në Instagram, atë kohë. – Ju nuk e meritonit që ata t’ju nxirrnin jashtë siç vepruan. Por e vërteta është se në këtë fazë, asgjë nuk më habit më…”

Suarez priste që miku tij dhe ish-shoku i ekipit të fliste në një mënyrë të tillë. Ai e pranon tani se pa ndjenja të ngjashme tek argjentinasi gjatë largimit nga Barcelona. 

“Unë nuk isha i befasuar për Messin, sepse e njoh atë shumë mirë, e dija dhimbjen që ndjeu, ashtu si unë, – tha Suarez, pasi shënoi në fitoren 2-1 të Uruguajit kundër Kilit, të enjten. – Ai ndjeu se më dëbuan nga klubi për shkak të formës së sjelljes. Kishte rrugë të tjera për t’i bërë gjërat në mënyrë korrekte me mua. Ishin gjashtë vite të gjata karrierë e imja te Barcelona, kjo e shqetësoi atë. Unë e shoh atë si mik dhe ai e di sa shumë kemi vuajtur.

Familja ime dëshironte të më shihte e lumtur. Ka disa gjëra të çuditshme në Barcelonë, si dërgimi për t’u stërvitur veçmas, sepse nuk llogaritesh për ndeshjen… Këto lloj gjërash më bënin keq. Familja ime më pa të prekur, kështu që më inkurajoi të shfrytëzoja rastin. Kur Atletico Madrid erdhi të më kërkonte, nuk hezitova për asnjë moment të vetëm. Padyshim që duhet të mësohem me gjëra të ndryshme, por ndihem shumë i lumtur tek Atletico”.

Ngjarja paraprake

NATO po e përcjell gjendjen në Mal të Zi, ja çfarë thotë Stoltenberg

Ngjarja e ardhëshme

Biberaj: Në Tiranë po zhduken monumentet e kulturës, do vijnë serbët e do na thonë ju keni ardhur nga mali

të fundit nga