Ulpiana përball 2 Korrikut

Ulpiana do të pres sot 2 Korrikun për të luajtur takimin hapës të javës së tretë në grupin B të ligës së parë.

Lipjanasit kanë fituar dy takimet e para duke mposhtur Vitinë e më pas edhe Kek-un, ndërsa Prishtinasit e 2 Korrikut kanë arritur që në dy ndeshjet e para të grumbullojnë tre pikë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Shtime përshkak se stadiumi “Sami Kelmendi” i Lipjanit nuk është lejuar nga FFK për ndeshje të superligës dhe ligës së parë.

Tek Ulpiana luan edhe ish-sulmuesi kryesor i 2 Korrikut, Urim Statovci.

Sezonin e kaluar 2 Korriku nuk dinte për fitore ndaj skuadrave lipjanase duke humbur dy takime kundër Arbërisë e një tjetër kundër Ulpianës.

Ngjarja paraprake

Marrëveshja për HEC-in e Skavicës/ Rama me Nënsekretarin e Shtetit të SHBA: Realizohet një ëndërr 50-vjeçare

Ngjarja e ardhëshme

Gjykata Speciale në Hagë t’i arrestojë Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin për krimet në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian