Ulje e rasteve me Covid-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte

Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të  rikthej në punë disa reparte.

Në njoftim bëhet e ditur se normalitetit i janë kthyer Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve.

Tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ej mbylle gojën

Ngjarja e ardhëshme

Si ta kalojmë periudhën e vështirë kur humbim të dashurit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian