ulja e cmimit te energjise propagande e qeverise jorida tabaku publikon faktet eshte me e shtrenjte se ne rajon 67927566d276d

“Ulja e çmimit të energjisë, propagandë e qeverisë”- Jorida Tabaku publikon faktet: Është më e shtrenjtë se në rajon

January 23, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë për manipulim të opinionit publik përmes propagandës lidhur me çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku hedh poshtë  pretendimet e qeverisë për ulje të çmimit, duke theksuar se faktet tregojnë të kundërtën.

“Sipas të dhënave, çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri ka pësuar një rritje dhe jo një ulje, ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria. Në vitin 2013, çmimi ishte 7.4 lek/kWh, ndërsa sot është 8.5 lek/kËh. Si mund të quhet kjo një ulje?” – shkruan Tabaku.

Ajo theksoi gjithashtu se ndërsa 22 vende të tjera kanë ulur çmimet e energjisë për qytetarët e tyre, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë gjithnjë e më shumë për një sistem që nuk i shërben interesit publik.

“Kjo qeveri po manipuon me propagandën, jo me realitetin e çmimeve. Shqiptarët janë viktima të një sistemi të padrejtë dhe të një qeverisjeje që i shërben vetëm interesave të oligarkëve,” – theksoi deputetja demokrate.

Tabaku i bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e propagandës qeveritare dhe të kërkojnë llogaridhënie për situatën e rënduar ekonomike në vend.

Postimi:

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rikthehet fokusi ne infrastrukture projekte madhore qe do te ndikojne ne progres ekonomik 6792707c77b8a
Story i mëparshëm

Rikthehet fokusi në infrastrukturë, projekte madhore që do të ndikojnë në progres ekonomik!

heshtin partite politike injorojne temen e dialogut ne tubimet zgjedhore kritikohen ashper per kete gje 67927ec8c8c95
Story i radhës

Heshtin partitë politike, ‘injorojnë’ temën e dialogut në tubimet zgjedhore – kritikohen ashpër për këtë gjë

Të fundit nga

ShkoLartë