Ukrainë: Rusia vazhdon të bombardojë fabrikën e çelikut në Mariupol

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar përditësimin më të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë.

Kyiv pretendon se forcat ruse janë në mbrojtje në rajonin verilindor të Kharkiv-it – dhe nuk kanë bërë ndonjë përparim të ri, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai shtoi: “Aktiviteti më i madh i pushtuesve është vërejtur më tej në drejtimet Slobozhansky dhe Donetsk”.

Ndërkohë, Moska vazhdon të bombardojë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë strehuar mbetjet e mbrojtësve të qytetit.

Mendohet se në vendngjarje janë bllokuar edhe rreth 100 qytetarë, por kjo nuk është verifikuar.

Ukraina gjithashtu pretendon se ka rimarrë fshatin Pytomnyk në Kharkiv.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

De Bruyne për notë 10-she, Manchester City kurrë më afër titullit 

Story i radhës

Aksident në aksin Lezhë-Laç, disa të plagosur, një në gjendje kritike

Të fundit nga