Ukrainë, regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19

Me 289 vdekje të shënuara në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Ukrainë regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës, me 11.833 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 1.489.023.

Ndërkohë në vendin ku janë kryer mbi 121 mijë teste për COVID-19, me 289 vdekje të reja, numri gjithsej i vdekjeve është rritur në 28.986.

Punimet e vaksinimit masiv filluan më 24 shkurt, në vendin ku përdoren vaksinat AstraZeneca.

Në Ukrainë numri më i lartë i rasteve u regjistrua me 28 nëntor 2020 me përcaktimin e COVID-19 tek 16.294 persona.



. .

Ngjarja paraprake

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 81 pacientë me coronavirus, 11 në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Zbërthen pantollonat dhe tregon të brendshmet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian