Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se janë shuar 82 prej 146 zjarreve dhe ekipet në terren vazhdojnë të shuajnë edhe zjarret e tjera.

Si pasojë e zjarreve kanë vdekur pesë persona, ndërsa dhjetë janë hospitalizuar, ndërkohë është realizuar evakuimi i 120 personave.

Në aksionet e fikjes së zjarreve marrin pjesë 1.229 persona dhe 204 automjete.



. .

Ngjarja paraprake

Mbi 100 viktima në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Ngjarja e ardhëshme

AlternAtivA: Po dështon përsëri plani i fillimit të vitit shkollor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian