Ukrainë, 2 shtetasit britanikë të zhdukur në lindje të vendit janë “vrarë”

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se dy britanikët që u raportuan të zhdukur më 6 janar në Ukrainën lindore janë vrarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

28-vjeçari Christopher Parry dhe 48-vjeçari Andrew Bagshaw thuhet se u zhdukën më 6 janar pranë qytetit Soledar, derisa ndihmonin banorët vendas të lëvizin në mënyrë të sigurt në mes të luftës me Rusinë.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se familja Parry njoftoi vdekjen e dy burrave derisa ishin në “përpjekje të një evakuimi humanitar” nga zona.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri jonë Chrissy është vrarë së bashku me kolegun e tij Andrew Bagshaw gjatë përpjekjes për një evakuim himanitar nga Soledar, Ukraina lindore”, thanë Rob, Christine dhe Katy Parry.

Soledar është një qytet i vogël në rajonin lindor Bakhmut, ku trupat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra me forcat ruse dhe grupin mercenar rus ‘Wagner’.





Story i mëparshëm

“Dancing’s Done”, kënga më e re nga Ava Max

Story i radhës

Ali Ahmeti: Si komb kemi dhënë gjithçka, tash e ka rradhën anëtarësimi në BE

Të fundit nga