Ukrainasja që jeton në Shqipëri: Urojmë që kjo gjë të zgjidhet me negociata, deri tani nuk ka panik

Oksana Gentina një qytetare nga Ukraina, por që jeton në Shqipëri tha në emisionin Open se nga komunikimet e përditshme me familjarët e saj në Ukrainë nuk ndihet ‘aromë lufte’.

Ajo tha se deri më tani gjendja është e qetë:

Unë jam nga qyteti Harkiv, kam prindërit , vëllain motrën aty. Jam gati çdo ditë në komunikim me ta, jam e shqetësuar për ta. Situata shihet që jeta vazhdon , panik nuk ka, deri më sot kjo është situata.

Qytetarët dhe unë, kemi shpresë që do të zgjidhet në mënyrë paqësore mes politikës. Po njerëzit vijojnë të shkojnë në punë, marketet janë të hapura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

UEFA zbarkon te zyrat e FSHF, kërkon dokumentacion për manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale

Story i radhës

Nesër minim në rrugën në ndërtim Kërçovë – Ohër

Të fundit nga