ukrainasit parandalojne sulmin rus ne kursk 6788f73709300

Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Kursk

January 16, 2025
1 minut lexim

Brigada e 67-të e ushtrisë ukrainase ka arritur me sukses të parandalojë sulmin rus në rajonin Kursk – përkatësisht në fshatin Zhuravka.

“Forcat armike ishin mbledhur në afërsi të Zhuravka duke tentuar të thyejnë vijën tonë mbrojtëse, por ky tentim i tyre dështoi. Lëvizje tjera presim të ndodhin nga ana e pushtuesit”, u tha nga ushtria ukrainase.

Aktivitetet ushtarake në rajonin rus Kursk janë rritur dukshëm javëve të fundit, ku forcat ruse në bashkëpunim me koreano-veriorët po tentojnë të rikthejnë pjesët që tani janë nën kontrollin e ukrainasve.

Megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë përparim nga ana e rusëve, kurse ukrainasit kanë njoftuar se koreano-veriorët po përdoren si “mish për top” nga Kremlini.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar edhe pamje të ushtarëve koreano-veriorë në vijën e frontit në Kursk, si dëshmi që Kim Jong-un i ka dërguar Putinit trupa për ta ndihmuar në luftën në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

skautet ukrainas ne kosove kerkojne lojtarin e malisheves 6788f3abbc07f
Story i mëparshëm

Skautët ukrainas në Kosovë, kërkojnë lojtarin e Malishevës

drejtori i shkolles dyshohet se rrahu nxenesin 10 vjecar ne ferizaj 6788f7ec9099b
Story i radhës

Drejtori i shkollës dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në Ferizaj

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë