Ukraina: Shkatërruam me dron “Bajraktar” dy anije ruse në Detin e Zi

Një dron ukrainas Bayraktar shkatërroi dy anije patrullimi ruse të klasit Raptor në Detin e Zi këtë mëngjes, ka thënë shefi ushtarak i Ukrainës.

“Dy anije ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi”, shkroi shefi i shtabit të përgjithshëm Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Moska ende nuk i është përgjigjur pretendimit. Kjo vetëm disa javë pasi anija kryesore e Rusisë në Detin e Zi, Moskva, u mbyt në brigjet e Ukrainës.

Ukraina pretendoi se anija u godit me dy raketa, por Rusia nuk konfirmoi një sulm dhe tha se dëmtimi nga zjarri në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve, duke shkaktuar dëmin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi: Fitër Bajrami të sjell paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë

Story i radhës

Vizita e Biden në Ukrainë “çështje kohe”

Të fundit nga