Ukraina ka vrarë 13.500 ushtarë rusë, ka shkatërruar 176 avionë dhe helikopterë, 404 tanke…

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se deri më tash ka vrarë mbi 13.500 ushtarë rus, deri në ditën e 20-të të luftimeve, ndërsa ka rrëzuar 81 avionë dhe 95 helikopterë, ka shkatërruar 1279 automjete të blinduara etj.

“Humbjet totale luftarake të armikut nga data 24.02 deri më 15.03 ishin përafërsisht:

Stafi / personeli – mbi / më shumë se 13.500 persona,

tanke / 404

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1279

sisteme artilerie/sisteme artilerie – 150 njësi,

RSZV / MLRS – 64 të,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore – 36,

avion / avion – 81,

Helikopterë / helikopterë – 95,

pajisje / automjete për makina – 640,

anije / varka / prerëse – 3 copë,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti – 60.

Niveli operacional-taktik UAV / niveli operativo-taktik i UAV – 9.”

Sipas kësaj ministrie të dhënat po bëhen më të sakta. Por, vazhdojnë të mbesin llogaritjet të ndërlikuara nga intensiteti i lartë i luftimit. “Të dhënat po përditësohen. #stoprusia godite okupatorin! Së bashku do të fitojmë! Le të fitojmë së bashku!”, thuhet në njoftim.

Ndërsa këshilltari i kabinetit të presidentit ukrainas Zelenski, vlerëson se Rusia ka humbur në të gjitha ballafaqimet e fundit, në të gjitha drejtimet. Por, ankohet dhe ironizon me liderët ne Perëndimit, të cilët sipas tij, po hezitojnë, ‘nga frika se mos bëhen liderë globalë’.

“Liria e vërtetë gjithmonë ka një kosto. Pjesa tjetër është e pandryshuar. Rusia lufton vetëm me qytete paqësore, duke i shkatërruar natën me raketa. Ushtria jonë po i mund rusët në të gjitha drejtimet. Partnerët ende qëndrojnë mënjanë, nga frika se mos bëhen liderë globalë”, thotë Mihalo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski, duke ecur sheshit të institucioneve qendrore të Ukrainës, duke bërë një video-selfie, të postuar në tviter.

 

Rusia para falimentimit nesër

Nesër, e mërkure Banka Qendrore e Rusisë e ka afatin e pagesës së 150 miliardë dollarëve për investitorët e saj, por s’ka se ku i gjen paratë.

“Banka Qendrore e Rusisë duhet ti paguajë investitorët e vet plot $150 miliardë. Kjo do të jetë e pa mundur pasi që tashmë Rusia nuk ka para. Falimentimi i parë i Rusisë si pasojë e pa aftësisë së kthimit të borxhit investitorëve që nga revolucioni i vitit 1917 pritet nesër”, shkruan eksperti shqiptar i tregjeve dhe ish-bankieri Emanuel Bajra.

Ai vlerëson se Kina thuaja e ka të pamundur ta ndihmojë Rusinë në këtë rast, pasi edhe ajo mund të përballet me goditjen e sanksioneve të ashpra perëndimore, ndërkohë që po ballafaqohet edhe me krizën e vet financiare.

“Kina tashmë është e zënë në mes të dy zjarreve – në një anë ka rrezikun e sanksioneve ekonomike të perëndimit (sepse po e ndihmon Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës) si edhe krizës financiare që e ka kapluar këtë vend”, shkruan Bajra në faqen e tij të re në Fb.

Sipas informacioneve që sjellë ai, lidhur me ndikimet apo shenjat e krizës së ekonomisë kineze, Bajra, pohon, se vetëm bursa e Hong-Kongut që nga mesi i vitit që shkoi i ka humbur 4.5 trilion dollarë, gati sa GDP-ja vjetore e Kinës. “Ndërhyrja e shtetit në rregullimin e sektorit të hipotekave si edhe ndaljen e hovit të zhvillimit të sektorit të teknologjisë – ka bërë që investitorët ti heqin paratë e tyre nga tregu i kapitalit kinez”, argumenton Bajra.

Forcat ruse po vazhdojnë të godasin me raketa-bombë në objektet kritike

Ndërsa, në një njoftim tjetër Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, thotë se Forcat e Armatosura të Ukrainës po i përballojnë me goditje shkatërruese rigrupimet e trupave dhe infrastrukturën e okupatorëve rus.

Vetëm në orët e fundit, sipas këtij njoftimi forcat ukrainase kanë rrëzuar katër helikopterë rus, një avion dhe po ashtu kanë goditur një krah rakete armike.

“Trupat okupatore të përfshira në kryerjen e operacionit sulmues nuk patën sukses të rëndësishëm në të gjitha drejtimet. Vazhdon fokusi i përpjekjeve kryesore të tyre në mbajtjen e kufijve të zënë”, thuhet në njoftim.

Forcat ruse po vazhdojnë të godasin me raketa-bombë në objektet kritike të infrastrukturës.

Rusia për t’i mjekuar të plagosurit e saj, po e përdor rrjetin e institucioneve shëndetësore në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

“Gjendja morale dhe psikologjike e kundërshtarit mbetet në nivel të ulët, gjë që çon në refuzimin e Forcave të Armatosura Ruse për të zbatuar urdhrat e komandës”, thuhet në njoftim.

Në luftimet për Mariupolin u vranë 150 rusë

Por, brenga më e madhe e Ukrainës sot, duket se është qyteti bregdetar, Mariupoli, të cilin vetëm dje, në 24 orët e shkuara, e kishin bombarduar 22 herë.

Por, në ballafaqimin direkt, forcat ukrainase deklarojnë se i kanë mundur rusët në një betejë, duke lënë së paku 150 të vdekur, dhe humbje teknike.

“Kundërshtari po përpiqet ta kapë Mariupolin. Ushtarët ukrainas e mposhtën me sukses sulmin e forcave ruse. Humbja totale e armikut përbëhej nga rreth 150 njerëz, 2 tanke, 7 BMP dhe një BTR. Pas humbjeve të pësuara, okupatorët ndaluan aksionet sulmuese dhe u larguan”, thuhet në njoftim, të lëshuar para më shumë se një ore.

Ndërsa, në zonat operative të Detit të Zi dhe Azov nuk ka shenja përgatitjeje për një operacion parashutist detar.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraine Launches Crypto Fundraising Site With FTX as Donations Slow Down

Story i radhës

Atletico ndeshet me Manchester Utd, sfidë që pritet me emocione

Të fundit nga