Ukraina i thotë “po” Astrazenecas

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca kundër COVID-19.

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, rikujtohet se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Ora News.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se vaksina është miratuar për përdorim në vend.

Është njoftuar se Ukraina do të marrë 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi me emrin lokal CoviShield.

Ngjarja paraprake

Nuk ndalet Atdheu i “Përputhen”, fotografohet në shoqëri të një tjetër vajze

Ngjarja e ardhëshme

Sondazhi i dytë i Notos, bie PS, rritet PD/ Zgjedhjet do ti fitonte opozita e bashkuar nëse votohet sot

të fundit nga