Ukraina i kërkon Kinës të pozicionohet: Ju duhet ta luani një rol më të rëndësishëm!

Kina duhet të luajë rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për luftën në Ukrainë, thotë Kuleba, Ministri i Jashtëm ukrainas, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

 

Të shtunën, negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak, i kërkoi Kinës që t’i bashkohet Perëndimit për të dënuar “barbarizmin rus”.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, foli me liderin kinez, Xi Jinping, në një video-telefonatë dy-orëshe të premten.

Biden i përshkroi homologut të tij kinez “inmplikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas thirrjes.

Të dielën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang, tha se vendi i tij nuk po dërgonte armë në Rusi për përdorim në Ukrainë, por ai nuk përjashtoi përfundimisht mundësinë që Pekini ta bënte këtë në të ardhmen.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të bëni asnjëherë kur pini kafe

Story i radhës

A duhet të ketë zonë ndalim-fluturimi nga NATO? Kurti flet për BBC për luftën në Ukrainë dhe kërcënimin nga Rusia

Të fundit nga