Ukraina: 210,000 fëmijë të dëbuar me forcë

Më shumë se 200,000 fëmijë ishin në mesin e 1.2 milionë ukrainasve të dëbuar nga vendi kundër vullnetit të tyre që nga fillimi i luftës, ka thënë Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut.

Duke u shfaqur në televizionin kombëtar, Lyudmyla Denisova akuzoi Moskën se donte t’i bënte fëmijët qytetarë rusë:

“Kur na nxjerrin fëmijët, shkatërrojnë identitetin kombëtar, e privojnë vendin tonë nga e ardhmja. Ata u mësojnë fëmijëve tanë atje, në rusisht, historinë që Putini u ka treguar të gjithëve”.

Denisova nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj dhe BBC nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë ato.

Moska ka mohuar se ka synuar qëllimisht fëmijët gjatë konfliktit dhe thotë se ofron ndihmë humanitare për ata që duan refugjatët që duan të largohen nga vendi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si po përpiqet Evropa të rregullojë internetin

Story i radhës

Akuzohen për plagosje të rëndë, ja si e tregonte Donaldi ngjarjen brenda shtëpisë së Big Brother Vip

Të fundit nga