“Ujqit” bojkotojnë klubin, reagon FC Ferizaj

Probleme mes tifozëve “Ujqve” dhe klubit të futbollit Ferizaj.

“Ujqit”nuk do të përkrahin Ferizajn në ndeshjen  me Prishtinën, e cila do të zhvillohet të dielën e 21 gushtit në orën 17.00, në kuadër të javës së dytë të elitë së futbollit të Kosovës.

“Ultras Ujqit” nuk kanë treguar arsyen e këtij bojkotit. 

“Pas shumë mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit FC Ferizaj, ju njoftojmë që UJQIT nuk do të jenë prezent në ndeshjen ndaj Prishtinës të dielën”, shkruan në faqen e “Ultras Ujqit”.

Pa këtij shkrimi të “Ujqve”, menjëherë ka reaguar edhe kryesia e klubit.

“Kryesia e FC Ferizajt shprehet e shqetësuar në lidhje me një postim të grupit të tifozëve “UJQIT“, ku përmendet një mosmarrëveshje inekzistente dhe bëhet i ditur bojkotimi i ndeshjes ndaj Prishtinës. 

Ne si kryesi, ashtu si çdo herë tjetër, dëshirojmë ta informojmë opinionin ferizajas, se nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje, e  aq më pak kur ka javë që nuk kemi zhvilluar asnjë takim, qoftë edhe formal, me tifozët tonë “UJQIT“.

Prandaj duke shpresuar dhe besuar në frymën e bashkëpunimit, ftojmë secilin tifozë të FC Ferizajt, që të dielën e 21 Gushtit, të mbushim shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipin e zemrës.
Vetëm duke rrugëtuar së bashku ne do të arrijmë objektivat tona.

Bëhuni lojtari i 12 në fushë!”, reagon FC Ferizaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH investon në rikonstruimin e një shkollë në Bogovinë

Story i radhës

Vendoset gur-themeli i objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish