Ujkani për gazetën spanjolle: Ujkani: Serbët na shkatërruan, kam humbur shumë të afërm

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë së fundmi një intervistë për median prestigjioze spanjolle “Marca”, para sfidës që “dardanët” do të zhvillojnë me kombëtaren iberike. Gardiani 32-vjeçar ka folur për shumë gjëra, teksa nuk ka nguruar të tregojë dhe historinë e luftës së Kosovës.

“Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjidhja të luaja për kombëtaren belge.

Zgjodha të luaja për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luaja për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëja gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i cili është pjesë e Torinës, u tregoi spanjollëve, se sa anëtarë të familjes i ka humbur gjatë luftës në Kosovë:

“Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj.

Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë luftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shkatërruan, u dogjën. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi kapiteni i Kosovës.

Ngjarja paraprake

28 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Ngjarja e ardhëshme

Smartfonët së shpejti me ekrane që vetë-riparohen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian