Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” për shkak borxhit enorm ndërpreu furnizimin me ujë të pijshëm Mitrovicën dhe Zveçanin

Në një kumtesë të lëshuar nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” në rrjetin social Facebook u njoftua se nga sot u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Në njoftim thuhet se “ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes është bërë për shkak borxhit të madh të akumuluar dhe të mos shlyer me vite”.

Si pasojë e borxhit të akumuluar për Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin, nga sot KRU “Mitrovica” ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.

Si dihet qytetarët që jetojnë në komunat e veriut të vendit që nga paslufta për shumë kohë nuk kanë shlyer faturat e ujit edhe energjisë elektrike.

Më herët KRU “Mitrovica” pat njoftuar se borxhi i faturave për komunat që ndodhen në veri të vendit kalon 13 milionë euro, një pjesë e vogël e të cilave kohë pas kohe u pagua nga qeveria e Kosovës.

Ngjarja paraprake

Zvicra lehtëson masat – lejon tubimin e mbi 1 mijë personave

Ngjarja e ardhëshme

Kujdes nga provokimet e Serbisë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian